Larry Thomas është përforcimi i radhës te KB Peja. Amerikani që luan në pozitën e fundorit, të mërkurën është prezantuar te Peja, ekip më të cilin ka firmosur kontratë deri në fund të sezonit.
Thomas së fundmi ka luajtur në Belgjikë, ndërsa ka bërë karrierë edhe në Islandë, Letoni e Meksikë.
Ai gjatë ditës së sotme do t'i bashkohet Pejës në stërvitje.