Sport

Watfordi ia shkëput kontratën Manajt

 

Sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj është lojtar i lirë, pasi nuk ka kontratë të vlefshme me Watfordin. Skuadra angleze ka njoftuar të mërkurën se ka shkëputur kontratën me Manajn me marrëveshje të dyanshme, pa dhënë shumë detaje.

Në njoftim thuhet se Manaj ka shënuar një gol në shtatë paraqitje për Watfordin prejse iu bashkua në verën e vitit të shkuar dhe se ka pasur telashe të shumta me lëndimet.