Sport

Nuk regjistrohet rezultati i ndeshjes Feronikeli ’74 – Trepça ‘89

 

Komisioni i Garave në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), ka regjistruar të gjitha rezultatet e ndeshjeve të 1/8 së finales të Kupës së Kosovës, me përjashtim të asaj ndërmjet Feronikelit ’74 dhe Trepçës ’89.

Në njoftimin e lëshuar të mërkurën në sajtin zyrtar të FFK-së, ka bërë të ditur se rezultati i duelit mes Feronikelit ’74 dhe Trepçës ’89, do të regjistrohet pas kompletimit të lëndës.