Sport

Giresse thotë se Kosova ka mundësi të kualifikohet në “Euro 2024”

 

Trajneri francez, Alain Giresse, ka treguar se po e shijon aventurën si selektor i Kosovës. Në një intervistë për sajtin francez “francebleu.fr”, ai ka thënë se Kosova do të jetë plotësisht e gatshme për kualifikimet e Evropianit 2024 që do të mbahet në Gjermani.

Ndeshjet e para kualifikuese zhvillohen në fund të muajit të ardhshëm, ndërsa Kosova bën pjesë në Grupin I së bashku me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.