Sport

Krasniqi lë në stol lojtarin më të suksesshëm të Clujit

 

Sulmuesi i krahut, Ermal Krasniqi, gradualisht po shndërrohet në lojtar të rëndësishëm te Cluji, ekip të cilit iu bashkua muajin e shkuar nga Ballkani. Krasniqi edhe pse ka vetëm tri paraqitje në kampionatin e Rumanisë, tashmë është stabilizuar si titullar i padiskutueshëm në ekipin e trajnerit Dan Petrescu, ka shkruar të mërkurën sajti rumun “Fanatik.ro”.

Në tri ndeshjet e para të këtij viti, Krasniqi ka qenë startues, duke shënuar një gol dhe duke bërë një asistim. Në dy ndeshjet e para ai u zëvendësua në minutën e 90-të, kurse në të fundit ishte i paprekshëm. Madje, në duelin e fundit, të cilin Cluji e humbi 1:0 nga FCSB, Krasniqi e la në stol lojtarin më të suksesshëm të ekipit, sulmuesin Ciprian Deac.