Sport

Interi merr vendim për Lukakun

 

Drejtuesit e Interit kanë marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e sulmuesit Romelu Lukaku. “Gazzetta dello Sport” raporton të enjten se tek Interi kanë vendosur ta mbajnë Lukakun dhe muajin e ardhshëm do t’i nisin negociatat me Chelsean për ta mbajtur belgun edhe për sezonin e ardhshëm.

Lukaku para fillimit të këtij sezoni u huazua tek Interi nga Chelsea dhe ekipi italian ka opsionin e blerjes së kartonit të tij në verë për 55 milionë euro. Megjithatë, Interi nuk do ta shfrytëzojë këtë opsion, pasi do ta kërkojë huazimin edhe për një vit të belgut duke paguar 10 milionë euro.