Pas një krosimi të Nedim Bajramit, Udinese shënoi autogol. Dhe ai gol doli të jetë i fundit në ndeshjen e Udineses me Sassuolon. Kjo ndeshje e xhiros së 22-të të Serie A u luajt të dielën dhe përfundoi 2:2.
Bajrami hyri në lojë në minutën e 12-të në vend të një lojtari të dëmtuar, ndërsa krosimin vendimtar e bëri në minutat shtesë të pjesës së parë. Reprezentuesi i Shqipërisë në fund të janarit iu bashkua Sassuolos. Kjo ishte paraqitja e dytë me skuadrën e re në Serie A.
Dhe menjëherë ishte protagonist. Sassuolo është e 15-ta me 24 pikë. Udinese renditet e teta me 30 pikë.