2 perditesime
14:59

Gjilani fiton ndaj Trepçës ’89

Gjilani ka shënuar fitore ndaj Trepçës ’89 në kuadër të xhiros së 22-të të elitës së futbollit të Kosovës. Gjilanasit të shtunën në fushën me bar sintetik fituan me rezultatin 1:0, me një gol të shënuar në pjesën e dytë.

Albert Dabiqaj ishte realizator i golit të pikëve të plota në minutën e 76-të të ndeshjes.

Për Gjilanin ishte fitorja e dytë e njëpasnjëshme, pas dy barazimeve në start të stinorit pranveror. Trepça ’89 që e nisi me fitore pjesën e dytë të sezonit, pësoi humbjen e tretë të njëpasnjëshme. Me këtë fitore, Gjilani shkon në kuotën e 35 pikëve dhe zë vendin e tretë. Trepça ’89 mbetet në pozitën e tetë me 22 pikë. Në xhiron e 23-të, Gjilani luan në udhëtim te Dukagjini, kurse Trepça ’89 e pret Malishevën.

14:39

Dabiqaj kalon në epërsi Gjilanin

Gjilani ka shënuar golin e epërsisë ndaj skuadrës së Trepçës ’89.

Golin për 1:0 në të mirë të gjilanasve e realizoi Albert Dabiqaj në minutën e 76-të të ndeshjes.

Kjo ndeshje i takon xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll.

13:54

Pa gola në pjesën e parë në Gjilan

Gjilani dhe Trepça ’89 kanë luajtur pa gola në pjesën e parë. Ndeshja është duke u luajtur në fushën me bar sintetik në Gjilan, dhe i takon xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Gjilani në 21 ndeshjet e para ka arkëtuar 32 pikë dhe zë vendin e tretë.

Trepça ’89 në 21 ndeshjet e para ka 22 pikë gjithsej. Zë vendin e tetë, pozitë që dërgon në barazh.