Sport

Peja fiton edhe ndaj Beroes

 

Peja ka mposhtur edhe skuadrën tjetër nga Bullgaria, Beroen në kuadër të Ligës Ballkanike (BIBL). Në duelin e luajtur të enjten në Stara Zagora, skuadra kosovare regjistroi fitore të thellë me shifrat 111:78.

Për Pejën, kjo është fitorja e dytë brenda dy ditësh në Bullgari në kuadër të BIBL-it. Një ditë më herët, pejanët triumfuan edhe ndaj skuadrës së Levskit.