Sport

Ancelotti në presion, mund të shkarkohet

 

E ardhmja e trajnerit Carlo Ancelotti te Real Madridi nuk është aspak e sigurt, ka njoftuar “Marca” të martën. Bëhet e ditur se Ancelotti po ka presion nga drejtuesit e klubit për ta mbrojtur titullin e kampionit në La Liga dhe kjo nuk do të jetë aspak lehtë.

Reali ka humbur katër pikë në shtatë ndeshjet e fundit dhe ka nëntë pikë më pak në tabelë se Barcelona, që është lidere e La Ligas.