Sport

Eurodeputetët kërkojnë nga UEFA t’ia ndalojë Bjellorusisë pjesëmarrjen në kualifikime

 

Një grup prej më shumë se 100 ligjvënësish të Bashkimit Evropian po i kërkojnë Konfederatës Evropiane të Futbollit (UEFA) të mos e lejojë Bjellorusinë të marrë pjesë në kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit 2024.

Eurodeputetët nga i gjithë spektri politik shkruan në një letër dërguar presidentit të UEFA-s, Aleksander Çeferin, se Përfaqësuesja e Bjellorusisë nuk duhet të jetë pjesë e kualifikimeve për shkak të historisë së tmerrshme të të drejtave të njeriut në atë vend.