Juventusi dhe Interi janë në garë për shërbimet e mesfushorit Eden Hazard, i cili pritet të largohet në verë nga Real Madridi. “Gazzetta dello Sport” ka raportuar të hënën se dy skuadrat italiane po insistojnë në transferimin e Hazardit, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Carlo Ancelotti.
Si Juventusi ashtu edhe Interi janë gati të ofrojnë deri në 20 milionë euro për belgun, i cili ka kontratë me Real Madridin deri në vitin e ardhshëm.
Hazard më herët ka bërë të ditur se dëshiron ta respektojë deri në fund kontratën me Realin, por drejtuesit e klubit po e shtyjnë 32-vjeçarin drejt largimit në fund të sezonit. Këtë sezon, Hazardi ka vetëm shtatë paraqitje për Realin në të gjitha garat, ku ka shënuar 1 gol dhe ka bërë një asistim.
Ai, prejse iu bashkua Realit në vitin 2019 nga Chelsea, ka pasur telashe me lëndimet dhe nuk ka arritur asnjëherë të bindë me paraqitjet e tij.