Sport

Amir Rrahmani vendoset në majë të një ndërtese në Napoli

 

Në qytetin e Napolit, banorët po i respektojnë futbollistët e tyre që aktualisht gjenden në pozitën e parë në Serie A. Në mesin e fotografive është edhe ajo e futbollistit nga Kosova, Amir Rrahmani, që po shkruan historinë me ekipin napolitan, ka bërë të ditur mediumi "genteditalia".

“Faleminderit djem”, thuhet në panon e vendosur mbi fotografinë, në një objekt. Napoli pas 27 ndeshjeve renditet i pari në Serie A, me 23 fitore, 2 barazime e vetëm 2 humbje. Ai ka 71 pikë, 19 më shumë se vendi i dytë, Lazio.