Sport

Tottenhami kërkon mbi 100 milionë euro për Kanen

 

Skuadrat e interesuara për transferimin e sulmuesit Harry Kane duhet të paguajnë mbi 100 milionë euro për kartonin e tij, ka raportuar “Daily Mail” të hënën. Tottenhami në tentim për ta mbajtur Kanen në radhët e veta ka vendosur ta caktojë çmimin për Kanen, i cili sipas klubit londinez do t’i trembë skuadrat e interesuara për 29-vjeçarin.

Për ta lënë të lirë Kanen, Tottenhami po kërkon hiç më pak se 115 milionë euro. Kane kohët e fundit po kërkohet me ngulm nga Manchester Unitedi e Bayern Munichu, ndërsa te Tottenhami po besojnë se ai së shpejti do ta firmosë kontratën e re. Kontrata aktuale i skadon Kanet vitin tjetër, ndërsa këtë sezon, ai ka shënuar 22 gola në 38 paraqitje në të gjitha garat.