Sport

Shqipëria prezanton fanellat e reja, 100% plastikë e reciklueshme

 

Kombëtarja shqiptare ka prezantuar fanellat e reja që do të shoqërojnë në rrugëtimin e kualifikuesve të Kampionatin Europian “Gjermani 2024”.

Futbollistët do t’i veshin ato të hënën më 27 mars 2023, kur skuadra e drejtuar nga trajneri brazilian Silvinjo do të përballet me Poloninë në ndeshjen e parë kualifikuese të Grupit E.