3 perditesime
22:46

Franca me goleadë ndaj Holandës

Franca ka shënuar plot katër gola në përballjen derbi me Holandën, në nisje të kualifikimeve të Evropianit të vitit të ardhshëm.

Finalistja e Botërorit të Katarit vitin e kaluar fitoi ndaj holandezëve me rezultatin 4:0, në ndeshjen e parë të Kylian Mbappes si kapiten i francezëve.

Antoine Griezmann e hapi serinë e golave që në minutën e dytë me asistim të Mbappes.

Griezmanni e zhvilloi ndeshjen e 75-të rresht për Francën, pa munguar në asnjërën prej tyre shkaku i lëndimit apo suspendimit.

Dayot Upamecano dyfishoi epërsinë në minutën e tetë, kurse Mbappe shënoi për 3:0 në minutën e 21-të.

Ishte pikërisht Mbappe ai i cili vulosi rezultatin final të këtij ballafaqimi në minutën e 88-të.

Holandezët me shumë mungesa në këtë përballje, humbën mundësinë të shënonin nga pika e bardhë në minutën e katërt të shtesës, pasi Memphis Depay nuk arriti ta mposhtë portierin Mike Maignan.

Ndeshjen tjetër të Grupit B e fitoi Greqia në udhëtim te Gjibraltari me rezultatin 3:0.

21:35

Franca me epërsi bindëse pas pjesës së parë

Franca e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi bindëse ndaj Holandës.

Franca shkoi në pushim mes pjesëve me rezultatin 3:0 pas 45 minutave të para.

Antoine Griezmann, Dayot Upamecano dhe Kylian Mbappe shënuan golat për francezët.

21:15

Mbappe realizon tjetër gol për Francën

Franca është duke e “shkatërruar” Holandën në pjesën e parë. Për 3:0 tani gol ka realizuar Kylian Mbappe.

Mbappe shënoi në minutën e 21-të me asistim të Aurelien Tchouamenit.

 

20:56

Franca shënon dy gola të shpejtë ndaj Holandës

Franca ka shënuar dy herë në fillim të ndeshjes në derbin kundër Holandës.

Golin e epërsisë e ka shënuar Antoine Griezmann në minutën e tretë.

Dayot Upamecano dyfishoi epërsinë.

Upamecano shënoi në minutën e tetë pasi u gjend më së miri në zonë.

Kjo ndeshje po luhet në “Stade de France“ dhe i takon Grupit B kualifikues për “Euro 2024”.