Sport

Laura i sjell tjetër të argjendtë Kosovës nga Gjeorgjia

 

Kosova e ka fituar medaljen e tretë të argjendtë në Grand Slamin e xhudos në Tbilisi të Gjeorgjisë. Pas Distria Krasniqit e Nora Gjakovës, edhe Laura Fazliu ka fituar medalje me shkëlqim argjendi. Laura garoi të shtunën në kategorinë deri 63 kilogramë, ndërsa ka shkëlqyer deri në finale.

Në finale zhvilloi luftë të fortë me bartësen e parë, Lucy Renshall nga Britania e Madhe. Laurës i janë dhënë tri dënime, ndërsa dy të fundit mbeten diskutabile. Për shkak të reagimit pas dënimit të dytë ndaj Laurës, Majlinda Kelmendi është larguar nga gjyqtari nga karriga e trajneres.