Xhaka shkëlqen në fitoren e Zvicrës në Novi-Sad

- 19:52Xhaka shkëlqen në fitoren e Zvicrës në Novi-Sad
- 19:26Zvicra shënon golin e pestë, Xhaka lëshon fushën pas një goli e dy asistimesh
- 19:22Xhaka realizon në Serbi
- 18:31Zvicra shënon edhe të tretin
- 18:18Pas pasimit të Xhakës, Zvicra shënon golin e dytë
- 18:06Zvicra në epërsi
- 18:01Nis në Serbi ndeshja Bjellorusi-Zvicër
Xhaka shkëlqen në fitoren e Zvicrës në Novi-Sad
Granit Xhaka ka shkëlqyer në fitoren e Zvicrës ndaj Bjellorusisë, të shtunën mbrëma në Novi-Sad. Xhaka shënoi një gol të bukur dhe asistoi në dy të tjerë në fitoren 5:0 të Zvicrës.
Renato Steffen shënoi hat-trick në pjesën e parë për të përfunduar çështjen e fituesit. Xhaka ishte i përfshirë në dy gola.
Mesfushori kosovar shënoi për 4:0 në minutën e 62-të, ndërsa asistoi mjeshtërisht për Zeki Amdounin në minutën e 65-të. Fushën e la në minutën e 66-të.
Ndeshja është luajtur pa praninë e shikuesve, ndërsa nuk është regjistruar ndonjë incident.
Zvicra shënon golin e pestë, Xhaka lëshon fushën pas një goli e dy asistimesh
Zvicra ka shënuar golin e pestë ndaj Bjellorusisë.
Për 5:0 shënoi Zeki Amdouni në minutën e 65-të.
Ndërkohë Granit Xhaka ka lëshuar fushën. Ai ka shkëlqyer me një gol e dy asistime.
Xhaka realizon në Serbi
Mesfushori shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka, ka realizuar gol ndaj Bjellorusisë, në ndeshjen që po zhvillohet në Serbi.
Granit Xhaka ka lënë gjurmën e tij në ndeshjen në Novi Sad. Ai ka shënuar për 4:0 në minutën e 62-të. Xhaka po shkëlqen në fushë ndaj bjellorusëve inferiorë.
Xhaka shënoi gol të bukur me goditje të ultë.
Zvicra shënon edhe të tretin
Zvicra po e shkel Bjellorusinë në Novi Sad. Për 3:0, helvetikët kanë shënuar në minutën e 29-të.
Një aksion model në gol e shndërroi Renato Steffen. Ai ka kompletuar “hat-trickun”.
Në aksion u përfshi edhe Xhaka.
Pas pasimit të Xhakës, Zvicra shënon golin e dytë
Zvicra ka shënuar golin e dytë në Novi Sad.
Pas një krosimi të Xhakës, topi erdhi te Renato Steffen që shënoi për 2:0.
Ndodhi kjo në minutën e 17-të.
Xhaka ka festuar me pasion pas pasimit që rezultoi me golin e dytë.
Zvicra në epërsi
Zvicra ka kaluar herët në epërsi ndaj Bjellorusisë.
Në fakt bjellorusët goditën traversën e Zvicrës që në minutën e dytë, por Renato Steffen përfitoi nga një gabim i mbrojtjes bjelloruse për të realizuar për 1:0 në minutën e pestë.
Nis në Serbi ndeshja Bjellorusi-Zvicër
Granit Xhaka po e udhëheq përfaqësuesen e Zvicrës në ndeshjen ndaj Bjellorusisë e që do të zhvillohet në Serbi. Takimi është i vlefshëm për kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Ndeshja luhet në Serbi, si terren neutral pas sanksioneve ndaj Bjellorusisë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Pas dy shtyrjeve, finalja e Championsit kthehet në Stamboll

Ngritja, rënia dhe ringritja e portierit të Interit

Sadiku, asistues në fitoren e Hammarbyt

Kosova ushtron me 17 lojtarë, por pa sulmuesit kryesorë

Manchester City mund të fillojë epokë të dominimit evropian

Haalandi nuk është i shqetësuar para ndeshjes finale

Ish-futbollisti i Cityt, Xheko, e kompleton karrierën me finalen e papritur

Kërkesa e “shantazhe”, zbulohen arsyet për mungesat e bujshme

Giresse i matur para dy ndeshjeve “shumë të rëndësishme”

Muja tregon se a i kërkoi garanci selektorit Giresse

Ballkani zyrtarizon marrëveshjen me portierin Hoxha
