Real Madridi po planifikon transferimin e sulmuesit Gabriel Jesus në fund të sezonit, raporton “AS” të hënën. Bëhet e ditur se Reali është në kërkim të një sulmuesi për sezonin tjetër dhe po e sheh brazilianin si përforcim të duhur.
Madje, thuhet se ekipi spanjoll po përgatit një ofertë deri në 70 milionë euro për ta bindur Arsenalin në lirimin e tij. Jesus para fillimit të këtij sezoni iu bashkua Arsenalit nga Manchester City dhe me ekipin nga Londra ka 5 gola e 7 asistime në 23 ndeshje të luajtura.
Reprezentuesi i Brazilit ka kontratë deri në vitin 2027 me Arsenalin, ekip që pagoi 50 milionë euro për transferimin e tij.