Sport

Xhaka ka dashur të luante në Novi Sad

 

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ka qenë i vendosur për të udhëtuar në Serbi dhe të paraqitet në ndeshjen kundër Bjellorusisë për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2024. Bjellorusia ishte vendase në këtë ndeshje, të cilën e kishte cakuar të luhej në Novi Sad.

Xhaka udhëtoi me ekipin zviceran dhe shënoi një gol në fitoren e thellë 5:0 kundër Bjellorusisë. Të hënën, një ditë para duelit me Izraelin, Xhaka në konferencën për shtyp ka insistuar se ishte i vendosur për të udhëtuar me Zvicrën në Serbi. Madje, ka zbuluar se për këtë është konsultuar edhe me trajnerin Murat Yakin, ku së bashku kanë marrë vendimin që Xhaka të jetë më ekipin.