Sport

Fitorja ndaj Andorrës, obligim për Kosovën

 

Pas barazimit në udhëtim tek Izraeli, Kosova po kërkon fitoren e parë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.Kosova të shtunën luajti 1:1 në

Tel-Aviv, ndërsa të martën e pret Përfaqësuesen e Andorrës. Dueli mes Kosovës dhe Andorrës zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë prej orës 20:45 dhe i takon Grupit I. Te “Dardanët” optimizmi ishte i madh të hënën, një ditë para përballjes me Andorrën.