1 perditesime
22:43

Mali i Zi mposhtet në Podgoricë

Mali të Zi i ka munguar fati dhe në fund ka mbetur pa pikë në ndeshjen ndaj Serbisë. Serbia fitoi 2:0 me golat e shënuar në fund të ndeshjes së zhvilluar në Podgoricë. Dushan Vlahoviq shënoi për 1:0 në minutën e 78-të dhe për 2:0 në minutën e 96-të. Futbollisti shqiptar Sead Hakshabanoviq ishte titullar te Mali i Zi dhe luajti 77 minuta para se të zëvendësohej nga Driton Camaj. 

Ndeshja i ka takuar grupit G. Mali i Zi mbetet me tri pikë, ndërsa Serbia i ka gjashtë.

Në ndeshjen tjetër të grupit Hungaria fitoi 3:0 në shtëpi ndaj Bullgarisë. 

21:42

Përfundon pa gola pjesa e parë Mali i Zi – Serbia

Pjesa e parë në mes të Malit të Zi dhe Serbisë ka përfunduar pa gola.

Kjo ndeshje e grupit G kualifikues për “Euro 2024” po luhet në Podgoricë.