1 perditesime
22:41

Zvicra me një tjetër fitore të thellë

Zvicra ka shënuar tjetër fitore të thellë në kualifikimet për “Euro 2024”. Zvicra të martën mbrëma mposhti Izraelin me rezultatin 3:0 në Gjenevë. Për “helvetikët” është fitorja e dytë e arritur në kuadër të grupit I, pjesë e të cilit është edhe Kosova.

Ruben Vargas shënoi golin e parë në minutën e 39-të. Golin e dytë e realizoi Zeki Amadouni në minutën e 48-të, kurse në minutën e 52-të, Zvicra shënoi edhe golin e tretë. Silvan Widmer ishte realizator i golit të tretë për fitoren e dytë të zviceranëve në ciklin kualifikues për Evropianin e vitit të ardhshëm. Me këtë fitore Zvicra është e para me gjashtë pikë, sa ka edhe Rumania.

Kosova është e treta me dy pikë, kurse Andorra dhe Izraeli me nga një pikë. Bjellorusia mbetet pa pikë në vendi ne fundit.

21:38

Zvicra dhe Rumania në epërsi pas pjesëve të para

Zvicra dhe Rumania i kanë mbyllur pjesët e para me epërsi përballë kundërshtarëve të tyre në grupin I kualifikuese për “Euro 2024”, ku bën pjesë edhe Kosova.

Zvicra po fiton 1:0 ndaj Izraelit me golin e Ruben Vargasit të realizuar në minutën e 39-të, derisa Rumania është duke fituar ndaj Bjellorusisë me rezultatin 2:0.

Te Zvicra nga minuta e parë po paraqitet kapiteni, Granit Xhaka.

Golin e parë për rumunët e shënoi Nicolae Stanciu në minutën e 17-të, kurse dy minuta më vonë Andrei Burca realizoi golin e dytë.