Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda është inkuadruar në minutën e 86-të te Torino që siguroi një pikë në udhëtim kundër Sassuolos. Kjo ndeshje e javës së 28-të e Serie A që u zhvillua të hënën mbrëma përfundoi baras, 1:1.
Andrea Pinamonti kaloi Sassuolon në epërsi në minutën e 36-të, por në minutën e 66-të, Torino barazoi rezultatin nëpërmjet Antonio Sanabrias. Për Sassuolon nga minuta e 77-të luajti mesfushori i Shqipërisë, Nedim Bajrami.
Torino zë vendin e 10-të me 38 pikë, kurse dy pozita më poshtë me një pikë më pak është Sassuolo.