Fitore e madhe e Real Madridit ndaj Chelseat

Fitore e madhe e Real Madridit ndaj Chelseat
Karim Benzema dhe Marco Asensio kanë shënuar nga një gol për fitoren e Real Madridit ndaj Chelseat. Madridi fitoi 2:0 të mërkurën mbrëma në “Santiago Bernabeu” në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Madrilenët kanë dominuar në fushë, ndërsa kanë rrezikuar dukshëm më tepër se londinezët. Benzema gjeti rrugën drejt portës në minutën e 22-të për të vazhduar me formë të lartë. Me rezultatin 1:0 përfundoi pjesa e parë.
Ndërkohë Marco Asensio konkretizoi me gol një aksion të bukur të Real Madridit në minutën e 74-t. Chelsea prej minutës së 59-të luajti me një lojtar më pak në fushë. Ben Chilwell u ndëshkua me karton të kuq. Ndonëse fitorja e madrilenëve është bindëse, skuadra gjysmëfinaliste do të përcaktohet në ndeshjen e kthimit që zhvillohet në “Stamford Bridge” më 18 prill.
Real Madridi shënon golin e dytë
Real Madridi po udhëheq 2:0 ndaj Chelseat.
Marco Asensio shënoi në minutën e 74-t.
Chelsea mbetet me një lojtar më pak në fushë
Chelsea do t’i zhvillojë 30 minutat e fundit të ndeshjes ndaj Reali me një lojtar më pak në fushë.
Ben Chilwell është ndëshkuar me karton të kuq. Reali po fiton 1:0 ndaj Chelseat.
https://cdn.discordapp.com/attachments/1086388897036128308/1095805797948194917/9c45e7.mov
Reali në epërsi minimale pas pjesës së parë
Reali e ka mbyllur me epërsi minimale 1:0 pjesën e parë të ndeshjes ndaj Chelseat.
Golin e epërsisë e shënoi Karim Benezema në minutën e 22-të.
Reali në epërsi, shënon Benzema
Real Madridi ka shënuar golin e epërsisë ndaj Chelseat.
Golin e epërsisë për Realin e shënoi Karim Benzema në minutën e 21-të. Ai shënoi nga afërsia.
Është ndeshja e parë çerekfinale e Ligës së Kampionëve.
Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Real Madrid - Chelsea
Janë bërë publike formacionet zyrtare të ndeshjes në mes të Real Madridit dhe Chelseat.
Kjo ndeshje luhet sonte nga ora 21:00 në stadiumin "Santiago Bernabeu".
Është ndeshja e parë çerekfinale e "Championsit".

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Newcastle mposht Unitedin, tre pikë larg vendit të dytë

Milani kryen detyrën ndaj Frosinones

Dajaku e Sahiti udhëheqin Hajdukun drejt fitores

Qarri ia siguron një pikë skuadrës Lausanne Ouchy

Hendboll, fitore e Trepçës ndaj Besës në Mitrovicë pas një kohe të gjatë

Peja kthehet te fitorja

Shorti i “Euro 2024” u ndërpre disa herë pas disa zhurmave të çuditshme

Trepça i jep fund serisë së fitoreve të Vëllaznimit

Reali sigurt ndaj Granadas, kthehet në krye të tabelës

Duka: Asnjë grup nuk është i lehtë

Luis de la Fuente dëshiron të lërë gjurmë me Spanjën
