2 perditesime
17:05

Gjilani eliminon Llapin nga kupa dhe shkon në finale

Skuadra e Gjilanit i ka dhënë fund dominimit të Llapit në Kupën e Kosovës. Pasi triumfoi dy sezonet e fundit në këtë garë, Llapi u eliminua të mërkurën në gjysmëfinale nga Gjilani.

Futbollistët e Gjilanit fituan 1:0 në ndeshjen e dytë në shtëpi për ta eliminuar Llapin me rezultatin e përgjithshëm 3:1.

Gjilani e kishte fituar edhe duelin e parë në Podujevë 1:0, ndërsa në finale do të përballet me Prishtinën.

Golin e vetëm në ndeshjen e luajtur në stadiumin me bar sintetik në Gjilan e shënoi mesfushori Arbnor Ramadani.

Ramadani realizoi në minutën e 33-të, ndonëse goli i tij u konfirmua edhe nga sistemi VAR pas ankesave të lojtarëve të Llapit për lojë më dorë.

15:55

Gjilani po udhëheq ndaj Llapit në pjesën e parë

Skuadra e Gjilanit ka shkuar në pushim pas pjesës së parë me avantazh 1:0 ndaj Llapit, në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Me këtë epërsi, Gjilani është më afër finales duke pasur parasysh se në ndeshjen e parë, të luajtur në Podujevë ka fituar me shifrat 2:1.

Golin e vetëm në pjesën e parë të ndeshjes që po luhet të mërkurën në Gjilan, e shënoi mesfushori Arbnor Ramadani në minutën e 33-të.

15:39

Gjilani po avancon ndaj Llapit

Skuadra e Gjilanit ka zhbllokuar rezultatin në ndeshjen kundër Llapit në kuadër të Kupës së Kosovës në futboll.

Në minutën e 33-të, Arbnor Ramadani shënoi për ta kaluar në epërsi Gjilanin.

Në fakt, golin e Gjilanit e konfirmoi edhe sistemi VAR për shkak të ankesave të shumta nga futbollistët e Llapit për prekje të topit me dorë.

Kjo ndeshje po luhet në Gjilan dhe është e kthimit në kuadër gjysmëfinales së Kupës.

Duelin e parë, Gjilani e fitoi 2:1 në Podujevë.