4 perditesime
17:04

Drita ndalet nga Gjilani, mbetet prapa në garën për titull

Drita ka marrë vetëm një pikë në ndeshjen me Gjilanin. Takimi shumë i tensionuar dhe dramatik përfundoi 1:1.

U luajt të dielën në stadiumin me bari sintetik në Gjilan. Rron Broja kaloi në epërsi Dritën në pjesën e parë, ndërsa Mevlan Zeka shënoi penallti për Gjilanin në minutën e 82-të. Penalltia u dha në mënyrë diskutabile. VAR-i u shikua për më tepër se pesë minuta dhe më pas arbitri tregoi në pikën e bardhë.

Me dorë në zonë është dukur se ka luajtur Leonat Vitija. Më pas ka pasur tollovi në fushë e përplasje mes lojtarësh.

Gjilani i ka pasur rastet më të mira, por pa konkretizuar. Dy xhiro para fundit, Drita ka rënë në pozitën e dytë m 67 pikë. Ballkani është lider me 69 pikë. Gjilani është i treti me 52 pikë.

16:43

Zeka shënon nga pika e bardhë, Gjilani barazon në 1:1

Gjilani e ka barazuar në 1:1 rezultatin në derbin ndaj Dritës.

Në minutën e 82-të nga pika e bardhë shënoi Mevlan Zeka.

Penalltia u dha për lojë me dorë në zonë, ndërsa situata është rishikuar në VAR më shumë se pesë minuta.

16:41

Dramë në Gjilan, ka pesë minuta që po shikohet VAR-i

Ndeshja mes Gjilanit dhe Dritës është bërë shumë dramatike.

Pas rreth pesë minuta shikim të VAR-it, është dhënë penallti për Gjilanin.

Sipas arbitrit, Leonat Vitija i Dritës ka luajtur me dorë në zonë.

15:53

Drita në epërsi pas pjesës së parë

Drita është në epërsi pas pjesës së parë të ndeshjes me Gjilanin. Për 1:0 ka shënuar Rron Broja në minutën e 32-të.

Më pas Gjilani ka rrezikuar disa herë, ndërsa e ka goditur edhe traversën.

Me fitore, Drita do t’i afrohej shumë titullit të kampionit.

15:41

Broja kalon Dritën në epërsi

Mesfushori Rron Broja ka kaluar në epërsi skuadrën e Dritës.

Ai shënoi në derbin ndaj Gjilanit në minutën e 32-të.

Shënoi supergol, në ndeshjen e javës së 34-t të elitës së futbollit të Kosovës.