Sport

City dy fitore larg titullit

Foto: Associated Press/AP
 

Manchester Cityt i duhen edhe dy fitore për ta mbrojtur titullin e kampionit në Premier Leaguen e Anglisë. City të dielën fitoi përballë Evertonit në “Goodison Park” me rezultatin 3:0, në ndeshjen e xhiros së 36-të.

Të udhëhequrit e Pep Guardiolës do të mund t’i gëzohen titullit të tretë rresht në Angli me fitimin e gjashtë pikëve nga ndeshjet me Chelsean, Brightonin dhe Brentfordin. Ilkay Guendogan shënoi dy gola për Cityn, të parin dhe të tretin, ndërsa Erling Haaland e shënoi një tjetër për fitoren e madhe ndaj skuadrës së Evertonit që po lufton për mbetje në elitë.