Sport

Di Maria nuk do ta rinovojë kontratën me Juventusin

Angel Di Maria
 

Angel Di Maria do të largohet nga Juventusi si futbollist i lirë në këtë verë, pasi sulmuesi i krahut nuk e ka dëshirën për ta vazhduar kontratën me klubin.

Di Maria si futbollist i lirë iu bashkua Juventusit me kontratë njëvjeçare në verën e kaluar. Argjentinasi në shkurt të këtij viti ka thënë se nuk ka diskutuar me klubin për vazhdimin e kontratës.