Baseli ka shënuar fitore të thellë të hënën pasdite përballë Grasshopperit dhe kështu ka siguruar daljen në Evropë, përkatësisht pjesëmarrjen në kualifikimet e Ligës së Konferencës.
Baseli mposhti Grasshopperin me rezultatin 3:1, në ndeshjen e fundit të Superligës së Zvicvrës. Andi Zeqiri luajti për Baselin deri në minutën e 74-t, ndërsa për Grasshopperin titullar ishin Meritan Shabani dhe Shkëlqim Demhasaj. Ky i fundit luajti deri në minutën e 66-të.
Dion Kacuri u inkuadrua në minutën e 77-të, kurse Florian Hoxha qëndroi në stol. Pjesë e Baselit është edhe Taulant Xhaka. Por Xhaka nuk u paraqit shkaku i suspendimit. Baseli e mbylli edicionin 2022/2023 në vendin e pestë me 47 pikë, kurse Grasshopperi në vendin e tetë me 44 pikë.