Xhemajli pëson humbje në ndeshjen e fundit në karrierë
Blerim Xhemaili e ka luajtur të hënën ndeshjen e fundit në karrierën si futbollist. Pas 20-vjetësh karrierë profesioniste, mesfushori ka vendosur të pensionohet. Ai startoi te Zuerichu që humbi 3:2 në shtëpi nga Lugano.
Ndeshja i takoi xhiros së fundit të Superligës së Zvicrës. Xhemaili u zëvendësua në minutën e 71-të, ndërsa u përshëndet nga tifozët e zjarrtë të Zuerichut. Kreshnik Hajrizi e shënoi golin e parë për Luganon. Pos Xhemailit te Zuerichu startuan edhe Lindrit Kamberi, Fidan Aliti e Bledian Krasniqi. Luajti edhe Selmin Hoxha.
Mirlind Kryeziu ishte në stol. Amir Shaipi, Kreshnik Hajrizi, Albian Hajdari e Uran Bislimi startuan te Lugano. Lugano përfundoi e treta dhe do të paraqitet në gara evropiane. Zuerichu renditet i teti dhe nuk siguroi kualifikimin në kupat evropiane.