Sport

Miami s’lejon të shkruhet historia, shkon në finalen e madhe të NBA-së

 

Miami Heat nuk ka lejuar që të bëhet ekipi i parë që eliminohet në plejof të ligës më të fortë të basketbollit në botë, NBA, pas tri fitoreve. Heats mposhtën Bostonin në ndeshjen e shtatë finale të Konferencës Lindore për t’u kualifikuar në finalen e madhe ku i pret Denver Nuggets.

Në ndeshjen vendimtare në TD Garden të Bostonit, shkëlqeu Jimmy Butler. Ai realizoi 28 pikë për të udhëhequr Miamin drejt fitores 103:84.