Real Madridi ka shprehur interesim për sulmuesin e Chelseat, gjermanin Kai Havertz. “Sky Sports” bën të ditur të enjten se Reali po e monitoron situatën e Havertzit te skuadra nga Londra.
Havertz mund të largohet nga Chelseat për një ofertë të mirë dhe Reali është gati të paguajë mbi 60 milionë euro për kartonin e tij.
Havertz te Reali po shihet si zëvendësim për francezin Karim Benzema, i cili pritet që karrierën ta vazhdojë në Arabinë Saudite.
23-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2025, ndërsa në edicionin e fundit ka realizuar nëntë gola në të gjitha garat.
Ai është pjesë e ekipit anglez prej vitit 2020 kur iu bashkua nga Bayer Leverkuseni.