Sulmuesi i krahut Almir Kryeziu ka njoftuar largimin nga Drita. Ai të enjten ka thënë se i ka dhënë fund bashkëpunimit me klubin nga Gjilani.
Sulmuesi 24-vjeçar nga Drita largohet pas dy vjetësh.
“Dua ta falënderoj klubin për bashkëpunimin, trajnerin, stafin mjekësor, ekonomët dhe gjithë ata që kanë dhënë kontribut për klubin. Falënderim të veçantë për tifozët ‘Intelektualët’, të cilët i kanë qëndruar pran klubit në çdo kohë. Klubit i uroj suksese në arritjen e synimeve të veta”, shkruan Kryeziu në “Facebook”.