Media të njohura evropiane kanë konfirmuar largimin e Karim Benzemas nga skuadra e Real Madridit.
Mediumi “ESPN” ka shkruar se Karim Benzema ka vendosur të largohet nga Real Madridi pas 14-vjetësh.
Ndërkohë, Bleacher Report ka shtuar se ai do të largohet nga skuadra me 24 trofe, dhe do t’i bashkohet një skuadre të elitës së futbollit të Arabisë Saudite.
Më herët është thënë se largimi i tij do të zyrtarizohet në konferencën për shtyp të Real Madridit gjatë ditës së enjte.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.