1 perditesime
18:24

Ballkani zyrtarizon marrëveshjen me portierin Hoxha

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, ka konfirmuar të premten pasdite marrëveshjen me portierin Andrea Hoxha. Hoxha ka firmosur për dy vjet me klubin suharekas.

Ai së fundi ishte në kategorinë e katërt gjermane, te skuadra Phoenix Luebeck.

Hoxha është 23-vjeçar, ndërsa ka katër paraqitje për U21 të Shqipërisë. Është i lindur në Itali.

Karrierë ka bërë edhe në disa skuadra jo të njohura në Zvicër.

17:12

Ballkani transferon portier nga Gjermania

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, është përforcuar me një portier.

Ballkani të premten ka transferuar portierin Andrea Hoxha, që ka qenë pjesë e skuadrës së kategorisë së katërt të futbollit gjerman, Phoenix Luebeck.

Për këtë ka njoftuar mediumi “Sky.de”.

“Andrea është portier me potencial të madh. Ne do të luajmë në garat ndërkombëtare, dhe mendoj se është një hap i madh për të”, ka deklaruar të enjten drejtori sportiv i Ballkanit, Nderim Nexhipi.

Hoxha 23-vjeçar ka katër paraqitje me grupmoshën U21 të Shqipërisë.