Sport

Kërkesa e “shantazhe”, zbulohen arsyet për mungesat e bujshme

 

(KD) – Ka bërë bujë mungesa e emrave të disa lojtarëve në listën e përzgjedhësit të Kosovës, Alain Giresse. Disa prej atyre që nuk janë në listë kanë pasur kampanjë të suksesshme e disa kanë luajtur rregullisht te Kosova.

Federata e Futbollit e Kosovës të hënën publikoi listën e selektorit Giresse dhe, me gjithë kërkesat, nuk ka dhënë deri të premten detaje për lojtarët që mungojnë në listë. Vetëm të premten selektori Giresse ka mbajtur konferencë për shtyp dhe ka treguar më shumë për mungesat. Në listën e selektorit Giresse janë 23 lojtarë. Pjesë e saj nuk ishin Arbër Zeneli, Florent Hadërgjonaj, Zymer Bytyqi, Valon Berisha, Arbnor Muja, Mirlind Daku e disa të tjerë. Por emrat e këtyre lojtarëve janë përfolur më së shumti. Ndërkohë në listë janë disa lojtarë që nuk kanë luajtur gjatë për skuadrat e tyre apo që kanë luajtur fare pak.