Turpërohet Kosova, Evropiani mbetet ëndërr

- 22:38Turpërohet Kosova, Evropiani mbetet ëndërr
- 22:31Kosova ngushton rezultatin
- 22:20Bjellorusia shënon golin e dytë, Kosova drejt turpërimit
- 22:17Shokohet Kosova, Bjellorusia në epërsi
- 22:07Shumë gabime në lojën e Kosovës
- 21:58Muslija me rast të artë, mbetet 0:0
- 21:33Bjellorusi - Kosovë, pa gola në pjesën e parë
- 21:26Celina provon nga distanca, mbetet 0:0
- 21:09Lëndohet Paqarada, zëvendësohet
- 20:53Rrudhani pranë portës
- 20:47Bjellorusia rrezikon me të nisur ndeshja
Turpërohet Kosova, Evropiani mbetet ëndërr
Kosova ka pësuar njërën prej humbjeve më të rënda deri më tani. Të hënën mbrëma në Budapest të Hungarisë, Kosova pësoi 2:1 nga Bjellorusia. Bjellorusët nuk dinin për fitore në ndeshje zyrtare që nga 27 marsi i vitit 2021. Por, kanë marrë të tri pikët në përballje me Kosovën. Ndeshja është luajtur në terren neutral dhe pa praninë e shikuesve. Por, kjo nuk i ka ndihmuar shumë Kosovës.
Bjellorusia kishte humbur tri ndeshjet e para të kualifikimeve për “Euro 2024”. Kosova i kishte tri barazime. Tani të dy përfaqësueset i kanë nga tri pikë. Dhe, Kosova mbetet shumë larg dy pozitave të para në grup që sigurojnë pjesëmarrjen në Evropian. Zvicra udhëheq me dhjetë pikë, ndërsa Rumania është e dyta me tetë pikë. Shumë është shkëputur edhe Izraeli, që ka shtatë pikë. Vetëm Andorra ka më pak pikë se Kosova, një. Të gjitha përfaqësueset kanë nga katër ndeshje në Grupin I.
Synim i Kosovës ishte kualifikimi në Evropian, por pas ndeshjes me Bjellorusinë kjo mbetet vetëm ëndërr e largët.
Një gabim i rëndë i Hekuran Kryeziut solli golin e parë në minutën e 73-të. Topi erdhi te Vladislav Morozov, që nuk lëshoi “dhuratën”. Në atë aksion fillimisht topin e humbi Edon Zhegrova e më pas Mërgim Vojvoda nuk intervenoi me sukses. Dhe pasimi i Kryeziut për tek Aro Muriq ishte fatal.
Lojtarët e Kosovës ishin të vendosur shumë keq edhe në minutën e 75-të. Dhe Max Ebong shënoi për 2:0. Ai ishte i pambuluar në zonë.
Kosova më pas u hodh në sulm, ndërsa shënoi përmes Vedat Muriqit. Ai realizoi nga pika e bardhë në minutën e 87-të. Penalltia u dha për kapje të Muriqit në zonë.
Selektor Alain Giresse nuk ka përmendur dorëheqjen pas humbjes turpëruese. Ai ka thënë se i duhet më shumë kohë të analizojë se çka nuk funksionoi.
“Natyrisht se jemi përgjegjës. Është shumë e vështirë të thuhet pse. Duhet të analizojmë më shumë. Jemi në disponim të keq dhe duhet të analizojmë më thellë se çka ndodhi. Kur jam në lojë, merrem vetëm me lojën. Nuk merrem me asgjë tjetër”, ka thënë Giresse. “Më duhet më tepër kohë të analizoj se çka ndodhi”.
Në pjesën e parë të ndeshjes Kosova ka shfaqur më shumë. Por, pa krijuar ndonjë rast të rrezikshëm për gol. Kanë provuar Donat Rrudhani e Bersant Celina, por pa rrezikuar shumë. Ndërkohë gjysmë raste kishte edhe Bjellorusia, që provoi që në minutën e parë.
Në pjesën e dytë, deri te golat, Kosova sërish provoi. Celina kishte një tentim tjetër nga distanca, ndërsa Vedat Muriqi u mbajt i qetë. Angazhimi i Edon Zhegrovës nuk solli ndonjë efekt. Ai humbi shumë topa.
Bjellorusia ka pasur gjithsej 12 tentime për gol. Ndërkohë Kosova ka pasur 15 tentime. Goditje në kornizë të portës Kosova i kishte pesë e Bjellorusia vetëm katër. Por, bjellorusët shënuan dy golat dhe morën fitore shumë të madhe. Kosovës i mbeti dëshpërimi, ndërsa Evropiani tashmë është thuajse i paarritshëm.
Kosova ngushton rezultatin
Kosova ka ngushtuar në 2:1 rezultatin.
Në minutën e 87-të nga penalltia shënoi Vedat Muriqin.
Penalltinë e siguroi sulmuesi i fuqishëm.
Bjellorusia shënon golin e dytë, Kosova drejt turpërimit
Bjellorusia po udhëeq 2:0 ndaj Kosovës.
Ebong shënoi në minutën e 75-të pas një tjetër vendosjeje të keqe të Kosovës.
Kosova po shkon drejt njërës prej humbjeve më turpëruese.
Shokohet Kosova, Bjellorusia në epërsi
Bjellorusia ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës.
Për 1:0 shënoi Morozov.
Ai gjuajti saktë në minutën e 73-të, pas gabimit të Hekuran Kryeziut.
Shumë gabime në lojën e Kosovës
Kosova nuk po ia del të shënoi golin e avantazhit ndaj Bjellorusisë.
Për më tepër lojtarët e Kosovës po bëjnë edhe gabime si në sulm ashtu edhe në mbrojtje.
Por gabime po bëjnë edhe bjellorusët.
Kështu rezultati mbetet 0:0.
Muslija me rast të artë, mbetet 0:0
Florent Muslija ka goditur bukur por edhe më bukur priti portieri bjellorus.
Muslija në minutën e 55-të provoi me goditje mjeshtërore, por rezultati mbetet 0:0.
Bjellorusi - Kosovë, pa gola në pjesën e parë
Nuk janë shënuar gola në pjesën e parë të ndeshjes mes Bjellorusisë dhe Kosovës.
Kosova ishte më e rrezikshme, por pa rrezikuar shumë seriozisht.
Ndërkohë gjysmëraste kishin edhe bjellorusët.
Ndeshja po luhet në Budapest të Hungarisë pa shikues në stadium.
Celina provon nga distanca, mbetet 0:0
Bersant Celina ka rrezikuar në ndeshjen e Kosovës ndaj Bjellorusisë.
Në minutën e 40-të Celina gjuajti nga distanca, por pranë portës.
Kosova po dominon në fushë.
Rezultati mbetet 0:0.
Lëndohet Paqarada, zëvendësohet
Leart Paqarada është lënduar në ndeshjen ndaj Bjellorusisë.
Ai nuk ka mundur të vazhdojë dhe është zëvendësuar nga Ermal Krasniqi.
Rrudhani pranë portës
Donat Rrudhani ka rrezikuar për Kosovën në minutën e gjashtë të ndeshjes.
Por Rrudhani nuk ishte i saktë.
Ndeshja me Bjellorusinë vazhdon të jetë 0:0.
Bjellorusia rrezikon me të nisur ndeshja
Ka nisur ndeshja mes Bjellorusisë dhe Kosovës në Budapest.
Dhe bjellorusët kanë rrezikuar me të nisur ndeshja.
Por Aro Muriq ishte në vend.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Newcastle mposht Unitedin, tre pikë larg vendit të dytë

Milani kryen detyrën ndaj Frosinones

Dajaku e Sahiti udhëheqin Hajdukun drejt fitores

Qarri ia siguron një pikë skuadrës Lausanne Ouchy

Hendboll, fitore e Trepçës ndaj Besës në Mitrovicë pas një kohe të gjatë

Peja kthehet te fitorja

Shorti i “Euro 2024” u ndërpre disa herë pas disa zhurmave të çuditshme

Trepça i jep fund serisë së fitoreve të Vëllaznimit

Reali sigurt ndaj Granadas, kthehet në krye të tabelës

Duka: Asnjë grup nuk është i lehtë

Luis de la Fuente dëshiron të lërë gjurmë me Spanjën
