Nedim Bajrami ishte më i miri te Shqipëria në fitoren 3:1 ndaj Ishujve Faroe. Ai shënoi gol dhe asistoi më pas.
“Jam shumë i lumtur që shënova gol, por e rëndësishme që morëm tri pikët. Patëm shumë raste, por ky është futbolli. Nuk u dorëzuam dhe fituam ndeshjen. Nuk është lehtë të luajmë këtu. Është skuadër fizike. Në pjesën e dytë u futëm në lojë, krijuam shumë raste dhe morëm tri pikët. Kjo ka rëndësi”, ka theksuar Bajrami.
Sipas tij me fitore, Shqipëria ka vazhduar rrugën drejt Evropianit të vitit të ardhshëm.