2 perditesime
23:02

City e nis me fitore mbrojtjen e titullit, Haaland realizon dy gola

Manchester City e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit dhe kontribut në fitoren 3:0 të premten mbrëma në udhëtim te Burnley dha Erling Haaland.

Sulmuesi norvegjez shënoi dy gola ndërsa një tjetër e realizoi mesfushori Rodri. Haalandi, që edicionin e kaluar e mbylli me 36 gola të shënuar, shënoi pas vetëm 185 sekondave lojë në portën e Burnleyt, me gjuajtjen e parë në portë.

Për 2:0 ai realizoi supergol në minutën e 36-të. Sezonin e kaluar, Haalandi e mbylli me 52 gola të realizuar në 53 paraqitje në të gjitha garat me skuadrën që drejtohet nga Pep Guardiola. E fitoi tripletën. Golin e tretë e realizoi Rodri, në minutën e 75-t. Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, ishte në bankën rezervë te skuadra që udhëhiqet nga trajneri Vincent Kompany. Burnley në minutën e katërt të shtesës mbeti pa marokenin Anass Zaroury, që u ndëshkua direkt me të kuq pas ndërhyrjes së ashpër.

21:40

Supergol i Haalandit, City dyfishon epërsinë

Erling Haaland po e zhvillon ndeshjen e parë të sezonit, ndërsa i është gëzuar golit të dytë.

Haalandi pasi shënoi në fillim të ndeshjes për 1:0, rezultatin në të mirë të Cityt e dyfishoi në minutën e 36-të.

Ai shënoi supergol, pas asistimit të Julian Alvarezit.

 

21:20

Haalandi e nis edicionin me gol

Erling Haaland e ka nisur kampanjën e re të Premier Leagues me gol të shënuar.

Sulmuesit të rrezikshëm norvegjez iu deshën vetëm 185 sekonda lojë, për të realizuar në ndeshjen e parë të sezonit në udhëtim te Burnley.

Në edicionin e kaluar të Premier Leagues realizoi 36 gola.