Sport

Afrim Veliu, president i ri i Gjilanit

Afrim Veliu gjatë prezantimit bashkë me aksionarët e tjerë
 

Klubi i futbollit Gjilani tashmë edhe zyrtarisht ka pronarë të rinj. Gjilanit përmes një postimi, të martën ka njoftuar se klubi tashmë është në duart e grupit të ri të aksionarëve. Grupi i aksionarëve përfaqësohet nga Afrim Veliu, që është edhe president i ri i klubit.

Fatlum Pireva, Qëndrim Demiri, Valmir Emini dhe Shaban Bajrami janë aksionarët e tjerë.