Sport

Qëndrimi qesharak i huliganëve rumunë – bojkotojnë ndeshjen që thonë se nuk do të duhej të luhej

 

Thirrje anti-Kosovë me shumë gjasa do të ketë të martën mbrëma në “Arena Nationala” në Bukuresht. Tifo-grupe nga Rumania, përkatësisht grupe huliganësh rumunë, kanë qëndrim kundër Kosovës dhe këtë thuajse me siguri do ta shprehin në ndeshjen ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës. Ndeshja zhvillohet prej orës 20:45 dhe u takon eliminatoreve për “Euro 2024”.

Një grup huliganësh, i njohur si “Honor et Patria”, megjithatë nuk do të jetë në stadium në Bukuresht. Ky grup ka një qëndrim thuajse qesharak. Nga ky grup kanë vendosur ta bojkotojnë ndeshjen me Kosovën, pasi thonë se ajo as që do të duhej të luhej. “Honor et Patria”, që njihet për qëndrimet radikale, e vlerëson Kosovën pjesë të Serbisë.