Sport

Juventusi mposht dhe thellon krizën e Lazios

 

Juventusi ka mposhtur Lazion 3:1 në kuadër të xhiros së katërt në Serie A, për të marrë kreun e tabelës e për ta thelluar në krizë kundërshtarin.

Dushan Vllahoviq realizoi dy gola dhe një tjetër e shtoi Federico Chiesa për fitoren e tretë të Juves. Luis Alberto shënoi golin e vetëm te Lazio.