Mesfushori i Shqipërisë, Ylber Ramadani ka luajtur gjatë tërë takimit te Lecce që barazoi 1:1 me Monzan në udhëtim. Takimi i javës së katërt të Serie A italiane u zhvillua të dielën. Në stol te Lecce qëndroi 19-vjeçari, Medon Berisha. Lecce ka fituar tetë pikë nga katër ndeshje.
Ndërkohë, mesfushori tjetër i Shqipërisë, Nedim Bajrami luajti deri në minutën e 53-të te Sassuolo që pësoi disfatë 4:2 nga Frosinone. 17-vjeçari Arijon Ibrahimoviq dhe 22-vjeçari, Marvin Çuni mbetën në stol te Frosinone, që ka shtatë pikë nga katër ndeshje.