Sport

Karateja po “prek” fundin, akuza për blerje votash e favore të paligjshme

 

Një karateist nga Kosova fitoi medalje të artë në Lojërat Evropiane. Ndërkohë karateja kosovare po shkon drejt pikës ndoshta më të ulët të saj deri më tani. Akuzat mes dy grupeve sa shkojnë e rriten, ndërsa pezullimi i licencës së Federatës të Karatesë së Kosovës nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me shumë gjasë nuk do të jetë masa e vetme.

Ka disa javë që komuniteti jo shumë i madh i karatesë kosovare është ndarë në dy grupe. Njërin grup e përfaqëson Avni Gashi, që veten e konsideron kryetar të FKK-së. Grupi tjetër përfaqësohet nga sekretari i përgjithshëm, Nazmi Gashi, dhe nga Besart Baruti, që ky grup e konsideron kryetar.