Sport

Xhudistët në Azerbajxhan për medalje dhe pikë të reja olimpike

 

Sportistët më të mirë të vendit kanë udhëtuar për në Baku të Azerbajxhanit, ku prej së premtes e kanë garën e radhës. Bëhet fjalë për xhudistët e trajnerit Driton Kuka, që paraqiten në Grand Slamin “Heydar Aliyev”.

Në Grand Slamin në Baku do të paraqiten 452 xhudistë nga 61 shtete të ndryshme. Në ekipin e Kosovës janë dy kampionet olimpike, Distria Krasniqi e Nora Gjakova. Në Baku do të garojnë edhe Akil Gjakova, Laura Fazliu e Loriana Kuka.