Sport

Fitore e thellë e Xhakës me Leverkusenin

 

Granit Xhaka vazhdon shkëlqimin me Bayern Leverkusenin në Bundesligën e Gjermanisë. Xhaka luajti deri në fund të ndeshjes për Leverkusenin që mposhti thellë Heidenheimin me rezultatin 4:1.

Kjo ndeshje i takoi javës së pestë të Bundesligës, ndërsa për Leverkusenin ishte fitorja e katërt. Leverkuseni dhe Bayerni kanë nga 13 pikë nga pesë ndeshje të zhvilluara në edicionin 2023/2024. Viktor Boniface shënoi dy gola, ndërsa Jonas Hofmann dhe Amine Adil realizuan dy golat e tjerë për fitoren e Leverkusenit.