Sport

PSG-ja fiton thellë derbin ndaj Marsiellet

 

Paris Saint-Germani ka shënua fitore të thellë në derbi ndaj Marseillet. Pas disfatës nga Nice javën e kaluar, PSG-ja të dielën fitoi 4:0, në ndeshjen e javës së gjashtë të Ligue 1. Achraf Hakimi realizoi golin e parë në minutën e 8-të.

Në minutën e 37-të, Kolo Muani realizoi golin e dytë, ndërsa të tretin në minutën e 47-të e shënoi Gonçalo Ramos.