Torino ka arritur ta fitoj një pikë të dielën në ndeshjen kundër Romës.
Barazimin e siguroi pesë minuta pa përfunduar ndeshja e javës së pestë të Serie A italiane.
Roma nuk ruajti epërsinë e krijuar në minutën e 68-të. Për Romën shënoi Romelu Lukaku, ndërsa Duvan Zapata shënoi golin e barazimit në minutën e 85-të.
Torino është në vendin e nëntë me tetë pikë, kurse Roma në vendin e 13-të me pesë pikë.