Sport

Urbonas largohet nga Prishtina, Sylejmani udhëheq skuadrën ndaj Trepçës

 

Sigal Prishtina ka mbetur pa kryetrajner një ditë para ndeshjes derbi me Trepçën. Të martën, trajneri nga Lituania, Zydrunas Urbonas, është larguar nga Prishtina. Këtë e kanë konfirmuar drejtues të klubit të basketbollit.

Urbonas ishte në krye të Prishtinës prej fillimit të edicionit. Por skuadra nuk kishte rezultatet e pritura, ndërsa telashet me fondin e lojtarëve ishin të mëdha. Ka pasur ndërrime të shumta të lojtarëve, ndërsa Prishtina është ankuar edhe për palestër, që ishte për një kohë në renovim.